Nobeli 2026 në Letërsi për shkrimtaren kanadeze Anne Carson

Anne Carsonit nga Kanadaja i akordohet Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2026 për veprën e saj të spikatur. Autorja trajton ndër të tjera histori nga mitologjia greke në interpretim modern.

Sipas Akademisë Suedeze Anne Carson vlerësohet për “veprën e saj të guximshme dhe me shumë imagjinatë” duke luajtur me dialogjet në traditën klasike. Përmes kësaj janë krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore. Carson që aktualisht ndodhet në Islandë, kur u njoftua nga sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze Ingrid Carlberg, u emociouna shumë.

Edhe në të shkaurën Carson konsideorhej si favorite për akordimin e çmimit presitgjoz. 76-vjeçarja librin e saj të parë me titull “Eorsi, i hidhur dhe i ëmbël” e botoi më 1986. Ky libër është një ese, që i kushtohet natyrës dhe dëshirës njerëzore. Si suksesi më i madh i deritanishëm i autores Carson konsiderohet  “Autobiography of Red” e vitit 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transformimi i një miti

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky libër është pritur me entuziazëm nga kritika dhe nga publiku. Në të përshkruhet historia e Geryonit mistik – një monstër antike me lëkurë të kuqe, që vritet prej Herakliut. Carson e transformon mitin grek në një histori moderne të dashurisë së paplotësuar. Në të shtjellohet tema se si njerëzit mund të fitojnë pushtet kundrejt njeri-tjetrit.

Studiuesja e helenizmit ka përkthyer rishtazi shumë tekste antike, ndër to poezitë e Safos dhe tragjeditë e Euripidit. Si docente letërsie ajo ka dhënë mësim në Princeton University në shtetin federal të Nju Jereseyt, në Universitetin Berkeley në Kaliforni dhe në Universitetin McGill në Montreal të Kanadasë.

Dorëzimi i medaljes më 10 dhjetor

Çmimi Nobel konsiderohet si vlerësimi më i rëndësishëm për letërsinë në botë. Ky çmim mban emrin e zbuluesit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel. Nga viti 1901 janë vlerësuar me këtë medalje gjithsej 123 autorë.

Çmimi Nobel në Letërsiashtu si edhe në fusha të tjera tradicionalisht dorëzohet më 10 dhjetor, dita e vdekjes së Alfred Nobel në Stokholm. Me përjashtim të Çmimit Nobel të Paqes, ceremonia për të cilin zhvillohet në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Çmimi Nobel sivjet në të gjitha kategoritë ka një vlerë prej dymbëdhjetë miliona krona suedeze, afërissht rreth një milion euro./DW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?