Nico Gonzalez fiton besimin e Spallettit, gati kontrata deri në vitin 2030

Nico Gonzalez do të vazhdojë aventurën me Juventusin deri në vitin 2030. Sulmuesi argjentinas pritet të firmosë kontratën e re me bardhezinjtë, duke konfirmuar përfundimisht qëndrimin e tij në Torino pas një vere të mbushur me pasiguri për të ardhmen.

Vetëm pak muaj më parë, largimi i 28-vjeçarit dukej një mundësi konkrete. Megjithatë, rikthimi nga huazimi te Atletico Madrid ndryshoi gjithçka. Gonzalez arriti të bindë trajnerin Luciano Spalletti me paraqitjet e tij, duke fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

Trajneri italian nuk e ka fshehur asnjëherë vlerësimin për sulmuesin, duke theksuar se Juventusi nuk kishte ndërmend të hiqte dorë prej tij. Paraqitjet pozitive në fillim të sezonit dhe goli i shënuar kundër Parmës kanë përforcuar bindjen e drejtuesve për ta mbajtur lojtarin në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja e re do ta zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2030, përtej kontratës aktuale që përfundon në qershor 2029. Gjithashtu, pritet të ketë edhe një përmirësim të pagës, e cila aktualisht raportohet të jetë 3.6 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe vetë Gonzalez ka shprehur dëshirën për të vazhduar me Juventusin. Bisedimet mes drejtuesve dhe përfaqësuesve të futbollistit kanë çuar drejt një marrëveshjeje të plotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?