Home Aktualitet Abonetë e për...

Abonetë e përgjithshme rikthehen në shtator

48
0

Abonetë rikthehen në shtator, kohë kur nisin edhe shkollat. Heqja e aboneve të përgjithshme nga tregu për tre muajt e verës ka sjellë pakënaqësi te qytetarët për shkak të rritjes së kostove familjare.

Bashkia e Tiranës ka deklaruar se zgjodhi këtë periudhë për të bërë studimin për ristrukturimin e shërbimit të transportit duke patur parasysh se urbanët përdoren më pak.

Drejtori i transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia është shprehur se organizimi i linjave të transportit urban nuk sjell rritje të çmimit të biletës.

Me fillimin e muajit Qershor Bashkia e Tiranës u ka kërkuar operatorëve që operojnë në këto linja të punojnë me kapacitet të plotë transportues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit