Home Aktualitet Afera e incen...

Afera e inceneratorëve, PD: Rama injoroi VKM që ishte në përputhje me planin e BE

28
0

Partia Demokratike ka reaguar sërish çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, akuzon qeverinë se i ka dhënë 22 milionë euro inceneratorit të Elbasanit, duke injoruar planin e financimit nga BE, nëpërmjet një propozimi të pakërkuar dhe të pacertifikuar.

“Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”. Ky vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE? Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan”, tha Këlliçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit