Home Aktualitet Akademia e Sh...

Akademia e Shkencave nderon Petrit Gaçen, themelues i kardiokirurgjisë shqiptare

73
0

Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, organizuan konferencën shkencore in memoriam: Akad. Petrit Gaçja, themelues dhe epinom i kardiokirurgjisë shqiptare në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia nderoi kujtimin e figurës së paharruar dhe veprën themeltare të akademikut Petrit Gaçe, një emër i shquar i një prej shërbimeve më të vështira e më të domosdoshme të shëndetësisë kudo në botë. Konferenca u moderua nga akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i ASH. Fjala e hapjes u mbajt nga akademik Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave.

“Jeta profesionale e Petrit Gaçes është e lidhur me historinë e tri katedrave: të anatomisë normale, të kirurgjisë së përgjithshme e të asaj kardiovaskulare dhe të kirurgjisë së djegie-plastikës dhe transplantit të lëkurës. Me emrin e tij janë të lidhura edhe shumë disiplina e shërbime të tjera shëndetësisë shqiptare, që kanë hyrë në histori bashkë me të. Jeta dhe personaliteti i Petrit Gaçes janë shembull i jashtëzakonshëm për çdo brez që vjen sesi të krijosh e të lësh trashëgim emrin e mirë, nderin profesional e intelektual, modelin e përsosjes morale. Ai përmendet në çdo qytet e në çdo anë të Shqipërisë si njeriu me duar të arta që shpëtoi jetë njerëzish duke mësuar të tjerët si të shpëtojnë jetë njerëzish, duke formuar dy breza kardiokirurgësh të suksesshëm, që provuan se me dije e me kushtim nuk ka sëmundje që s’përballohet. Në kodin e nderit të atyre dhjetëra e qindra mjekëve e infermierëve që qëndrojnë prej një viti e gjysmë në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19, duke u kthyer në heronj të ditës, është edhe modeli i krijuar nga Petrit Gaçe e homologët e tij”.

Gaçe forcoi punën eksperimentale, të cilën e konkretizonte me studentët tek kafshët. Falë tij kardiologë të rinj e kanë ngriur sot klinikën e kardiokirurgjisë me atë nivel sa sot po kryejnë mijëra ndërhyrje. Djali, dr. Artur Gaçe i falënderoi dhe iu shprehu mirënjohjen Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit