Home Aktualitet Aksesi mbi do...

Aksesi mbi dokumentet historikë, Gjylameti: Transparencë e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

50
0

Tirana mikpriti Seminarin mbi aksesin në dokumentat historikë, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Deputetja Blerina Gjylameti, e cila është dhe kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE-së shkruan se përfundimet e këtij Seminari do të ndihmojnë dhe Kuvendin e Shqipërisë të ndjekë standardet më të mira në miratimin dhe monitorimin e zbatimit të nismave ligjore në proces për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, rritjen e integritetit dhe të besueshmërisë për zyrtarët e lartë dhe të zgjedhurit.
“Tirana mikpriti Seminarin mbi aksesin në dokumentat historikë, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku kam nderin të jem kryetare e delegacionit shqiptar në Asamble bashkë me kolegen Klotilda Bushka Ferhati, raportuese e Komitetit për Çështjet Ligjore për respektimin e të drejtës së informimit mbi dokumentat e regjimeve diktatoriale nga ana e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.
Parlamentarë dhe ekspertë nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës, mes të cilëve edhe Louise Barton, Drejtore e Drejtorisë së dinjitetit njerëzor dhe zhvillimit të qëndryeshëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, diskutuan sëbashku mbi masat e marra në vendosjen e udhëzimeve të qarta dhe masave mbrojtëse të duhura në nivele të ndryshme të procedurës së hapjes së informacionit në mënyrë që të shmangen abuzimet.
Përfundimet e këtij Seminari do të shërbejnë si bazë e mirë burimore për rezolutën që pritet të miratojë Asambleja Parlamentare dhe do të ndihmojnë dhe Kuvendin e Shqipërisë të ndjekë standardet më të mira në miratimin dhe monitorimin e zbatimit të nismave ligjore në proces për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, rritjen e integritetit dhe të besueshmërisë për zyrtarët e lartë dhe të zgjedhurit, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejtë në politikat publike në vend”, shkruan Gjylameti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit