Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës! Plagoset një minator, niset me helikopter drejt Tiranës

18
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.

Mësohet se ai ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës. Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë. Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

“Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë. I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit