Home Aktualitet Aksidentet rr...

Aksidentet rrugore rriten me 47% gjatë 5-mujorit të parë të 2024

27
0

Numri i aksidenteve rrugore shënoi rritje të ndjeshme në pesëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën janar-maj 2024 ndodhën gjithsej 626 aksidente, me rritje prej gati 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve femra në këto aksidente u rrit me 22% dhe i meshkujve, me 59%. INSTAT raporton se në raport me popullsinë, numri i viktimave që kanë humbur jetën është ulur.

“Gjatë 5-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10.1 për 100 aksidente, nga 16.9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Vetëm në maj numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Aksidentet rrugore, në 86.5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 29.4% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 20.6% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit