Home Aktualitet Aksidenti me ...

Aksidenti me 8 viktima, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

1031
0

Një 24-vjeçar ishpallur në kërkim u arrestua si pasojë e një operacioni të organizuar nga Policia e Shkodrës dhe Policia e Gjirokastrës

Ai akuzohet për organizimin e transportimit të shtetasve të huaj në mënyrë të paligjshme, pas një aksidenti fatal në rrugën “Këlcyrë-Përmet” më datë 2 prill 2024, ku humbën jetën 7 emigrantë nga PakistanI dhe drejtuesi i automjetit.

24-vjeçari u lokalizua në Shkodër, ku tentoi të ikte me motomjetin e tij përpara se të arrestohej nga forcat e policisë. Ai është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejshme ligjore, duke u akuzuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje.

NJOFTIMI:

DVP Shkodër/Kërkime intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën, së bashku me drejtuesin e automjetit, në një aksident rrugor, më datë 02.04.2024, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, arrestohet në Shkodër, 24-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës.

I ndaluari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës, me motomjetin me të cilin lëvizte.

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit S. N., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Për këtë shtetas Prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në aksident, dhe me shtetasit A. Gj. dhe R. D., të cilët u arrestuan më datë 03.04.2024), transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit