Home Aktualitet Aktori rrëfen...

Aktori rrëfen historinë me policinë greke: Më ndaluan dhe më thanë: Je shqiptar, pra edhe aktor?

66
0

Ka 25 vite në Greqi, dhe fillimet i ka pasur të vështira. Aktori me origjinë shqiptare, Nikos Gelia, ka rrëfyer ngjarjen me disa policë grekë. Kjo ngjarje ka ndodhur disa vite më parë. Ai tha se pasi policia verifikoi patentën e tij dhe se mësoi që ishte me origjinë shqiptare, i kishin kërkuar të hapnin bagazhin e makinës, i cili kishte kostumet e shfaqjeve.

“Para disa vitesh më ndaloi policia pranë shtëpisë time dhe kërkoi të verifikonte patentën. Kur mësuan se isha nga Shqipëria më kërkuan të hapja bagazhin, ku kisha dhe kostumet e shfaqjeve. Më pyetën se çfarë punoj dhe u thashë që jam aktor. Më pas më thanë që ‘edhe shqiptar edhe aktor’? Iu përgjigja me ironi që “ndodh edhe kjo”, u shpreh aktori.

Po ashtu aktori ka rrëfyer edhe peripecitë që i është dashur për të marrë kartën greke të identitetit pas 26 vitesh, edhe pse është i martuar me një grua greke, të cilët kanë fëmijë së bashku.

“Këtë vit më në fund mora letënjoftimin grek. Në Greqi për të marrë një kartë identiteti greke duhet të vërtetosh që ke lidhje me një grek. Për një emigrant të brezit të dytë është shumë e vështirë. Kam miq nga Afganistani që janë në Greqi prej 25 vitesh dhe po përballen me të njëjtin problem. 3 muaj më parë mora kartën greke të identitetit. M’u desh të plotësoja të gjitha të dhënat, që jam i martuar me një greke, që kemi një fëmijë së bashku, që nëna e fëmijës është greke dhe konsiderohet greke e jo shqiptare, që unë jetoj këtu prej më shumë se 25 vitesh dhe që kam studiuar në universitet grek”, u shpreh aktori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit