108,838 viktima dhe mbi 1 milionë e 780 mijë të infektuar në të gjithë botën
Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka shkuar në afro 1 milion e 780 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 108,838.
Ndërkohë mbi 105 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi, pasi Italia dhe Spanja kanë shënuar disi rënie nga ditët e tyre më të zeza.
Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 19,400.
Ndërkohë SHBA është vendi i cili po përballet më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve dhe të viktimave në botë, me 533,115 raste, dhe mbi 20 mijë të vdekur.
Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 433 persona në Shqipëri, 23 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
KOHA JONË SONDAZH

