15 grabitje brenda 1 jave, policia gjermane kërkon ndihmë për kapjen e shqiptarit (Foto+Emri)

Policia gjermane është në ndjekje të një shqiptari, i cili akuzohet për një seri vjedhjes në Vorarlberg.

Sipas mediave vendase shqiptari Ilir Sharka, 37 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar janë autorë të 15 vjedhjeve në banesa brenda 1 jave.

Pas informacioneve të marra, policia gjermane ka arrestuar njërin prej shqiptarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të identifikuar si Ilir Sharka, i cili konsiderohet si i rrezikshëm shkruan media gjermane meinbezirk.at.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitjet janë kryer mes periudhës nga 18 maji deri në 22 maj të këtij viti. Policia gjermane kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 37-vjecarin shqiptar të kontaktojë në numrin 059133-80-3333. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?