16-vjeçari nuk vdiq nga fishekzjarret, por u qëllua me plumb

Ekspertiza mjekoligjore vërteton se 16-vjeçari i cili humbi jetën natën e ndërrimit të viteve në Kurbin, është vrarë me një plumb në kokë.

Ekspertët mjeko ligjorë kanë gjetur plumbin në kokën e adoleshentit Klajdi Gjeta, nga Sanxhaku i Kurbinit. Djali kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre kur u qëllua nga një plumb në kokë.

Plumbi do të analizohet për të parë nëse ka dalë nga kallashnikovi me të cilën kanë qëlluar tre të rinjtë e arrestuar sot. Të arrestuar janë: Alban Lika, 25-vjeç, Ernis Lika, 20-vjeç, të tre banues në Kurbin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre u bë pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në naten e ndërrimit të viteve. Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku humbi jeten edhe Klajdi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?