18-vjeçari humbet kontrollin e makinës në Krujë, plagosen dy të mitur

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Policia bën me dije se  në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy të mitur 14 dhe 15 vjeç, që ndodheshin më të në makinë.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?