19 vjeçaren e mori për të fejuar dhe e nxori në rrugë. Më pas e hodhi nga makina

Deri para tre vitesh, Anxhela Meçani jetonte në periferi të Tiranës.

Pastaj ajo do të transferohej për në Itali, ku i fejuari i saj i kishte premtuar një punë si balerinë.

Por ky fatkeqësisht ishte vetëm një iluzion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo ka mbërritur në Itali, Anxhela do të fillonte të dilte e të shiste trupin e saj në trotuaret e disa prej qyteteve në veri të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeta e saj do të ndërpritej në mënyrë barbare mbrëmjen e së dielës në Torino, qytet në të cilin kishte mbërritur vetëm pak muaj më parë.

Sipas mjekëve të spitalit ‘Kryqi i Shenjtë’ në Moncalieri, vajza ishte masakruar me shkelma dhe grushte.

Pastaj kur kishte rënë pa ndjenja ajo ishte hedhur nga makina në rrugë.

‘Kush e ka hedhur dhe braktisur trupin e vajzës, kanë menduar se ajo kishte vdekur’, kanë thënë burime të policisë italiane, të cituara nga mediat e vendit fqinj.

Por në fakt nuk ndodhi kështu.

Një dëshmitar do të shikonte të gjithë skenën dhe telefonoi policinë dhe urgjencën. Vajza e re do të dërgohej në spital me urgjencë.

Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën, sërish Anxhela Meçani nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?