20 kg kokainë, arrestohet ish-presidenti i një ekipi futbolli

Një pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe ish-president i një ekipi futbolli në Greqi është vënë në pranga me 20 kilogramë kokainë. Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në Larisa, ku bashkë me biznesmenin grek janë arrestuar edhe 3 shqiptarë.

Biznesmeni ka edhe disa lidhje të fuqishme në Ballkan, pa specifikuar se ku. Biznesmeni grek, është i njohur në zonën e Thesalisë dhe Trikalës për përfshirjen e tij në futboll.

Gjatë arrestimit, përveç 20 kilogramë kokainë, atij i janë gjetur edhe 100 mijë euro me vete. Siç bëjnë të ditur mediat greke, greku është pronar i një kompanie nafte në Shqipëri si dhe i një firme paketimi domatesh në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?