22-vjeçari dhunon policin
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 19:19
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Sebastjano Malotaj ka dhunuar një efektiv të policisë rrugore.
I riu është ndaluar tek rrethrrotullimi i Shëngjinit në Lezhë. Sebastjano Malotaj drejtonte një automjet tip Benz dhe u ndalua pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Në momentin që polici do ti vendoste gjobë, 22-vjeçari e ka goditur. Është dashur ndërhyrja e efektivëve të tjerë për ta arrestuar.

