25-vjeçarja vdes pas lindjes, policia arreston dy mjekë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekë të spitalit, pas vdekjes së 25-vjeçarjes Rexhina Debrova, një orë pas lindjes. Ata janë reanimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.

Qendra Spitalore në një komunikatë për mediat largoi përgjegjësinë duke thënë se iu dha trajtimi i duhur por dyshohet se ajo ka pësuar një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e cila i solli edhe vdekjen.

Ndërkohë, familjarët e 25-vjeçares, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit akuzuan mjekët për pakujdesi teksa pretendojnë se kardilogu Mehmet Ibaj mberriti me vonesë. Pritet autopsia dhe hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 25-vjeçares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?