Ministrja Xhaçka priti delegacionin e Arabise Saudite

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, priti  në ambientet e Ministrisë delegacionin e Arabisë Saudite  në vizitën e tyre në Tiranë, me qëllim mbështetjen e të gjitha rrjeteve, si ato publike dhe ato jo publike, që ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, gra të dhunuara e viktima trafikimi.

Kjo mbështetje nga Arabia Saudite, konsiston në ofrimin  konkret të prodhimeve të tyre vendas dhe adresimin e kësaj mbështetjeje në grupet në nevojë.

Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke  iu referuar edhe faktit se MMSR është angazhuar të prioritizojë politikat e saj sociale në drejtim të përkujdesit shoqëror ndaj shtresave në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja Xhaçka: Përputhja e qëllimeve për mbështetjen e grupeve në nevojë, na bën sot bashkë me Ambasadën e Arabisë Saudite dhe miqtë tanë që na vizitojnë, për të filluar një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi. Ministrja Xhaçka tha se “Në emër të Ministrisë që unë drejtoj, ju falenderoj për vëmendjen dhe përzgjedhjen që bëtë duke pasur parasysh në ndihmën tuaj, njerëzit në nevojë. Kjo përzgjedhje e juaja, shkon për shtat me prioritetet tona në drejtim të përkujdesit shoqëror ndaj shtresa  në nevojë.

Mbështetja e partnerëve është një komponent shumë i rëndësishëm për përmbushjen e qëllimeve të punës që ne bëjmë. Një nga synimet kryesore është mbështetja e të gjithë rrjeteve që ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, apo gra të dhunuara e viktima trafikimi.

Në këtë kontekst, përputhja e qëllimeve për mbështetjen e grupeve në nevojë, na bën sot bashkë me Ambasadën e Arabisë Saudite dhe miqtë tanë që na vizitojnë, për të filluar një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi. E kemi filluar ëmbël, e shpresoj do ketë akoma dhe më shumë gjëra të mira për të bërë në vazhdim, si në fushën e ndihmave, ashtu dhe në atë të shkëmbimit të eksperiencës në drejtime të tjera.

Ne u angazhuam me Shërbimin Social Shtetëror, rrjetet e qendrave ditore për fëmijët në sistuatë rruge dhe shkollat tona profesionale, duke bërë një plan shpërndarjeje të donacionit që ju dedikoni.

Nga kjo ndihmë e parë, përfitojnë 28 institucione publike por edhe jo-publike që:

– kujdesen për fëmijët pa kujdes prindëror

– fëmijë në situatë rruge

– personat me aftësi të kufizuar

– të moshuar

– gra

– dhe familje në vështirësi

– studentë të hoteleri turizmit

Nga këta janë rreth 1200 përfitues direkt dhe familjet e tyre, prej të cilëve

rreth 600 (594) fëmijë, 291 persona me aftësi të kufizuar, 161 të moshuar, 32 gra dhe 46 familje në nevojë, 200 familje të komuniteteve që marrin ndihmë në qendrat që ofrojnë shërbime.

6672 nxënës nga Shkollat e Hoteleri Turizmit në të gjithë vendin, do përfshijnë në menutë e tyre gatime të reja nëpërmjet këtij donacioni.

Para se ta mbyll, dua të shpreh vlerësimin tim maksimal për dëshirën dhe mendimin e mirë që keni si për Ministrinë që unë drejtoj, ashtu edhe për vendin tonë dhe ju ftoj me kënaqësi, që të zgjerojmë bashkëpunimin tonë të frutshëm në të ardhmen edhe në drejtime të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?