Atentati në lokal, sherr për motive të dobëta

Një atentat ka ndodhur sot në Krujë ku sipas të dhënave ka qënë një person i paidentifikuar i cili ka qëlluar në drejtim të lokalit ku janë plagosur dy shtetas dhe gjenden në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se të plagosurit janë Ramazan Shullazi dhe Genc Goga.

Policia e Krujës jep detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur rreth orës 06: 45 brenda një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit të Krujës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë dy të plagosurit janë konfliktuar pas një sherri të çastit, për motive të dobëta me disa persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Ramazan Shullazi rreth 55 vjeç dhe Genc Goga (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të plagosurit mësohet se janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak Tiranë ku Ramzan Shullazi ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa Genc Goga është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?