3 mijë kamera në Elbasan, reagon Qazim Sejdini: Nuk janë për mua

Ditën e sotme u bë publik fakti se kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, kishte zhvilluar një tender për vënien e 3000 kamerave në të gjithë qytetin.

Por nuk ka vonuar reagimi i vetë Sejdinit, i cili është shprehur se tenderi për kamerat është për institucionet publike dhe godinat shtetërore që janë në varësi të Bashkisë Elbasan.

Për Tpz.al, i cili siguroi tenderin, Sejdini ka thënë :

Swiss Digital Desktop Reklama
Është një projektligj i cili ka shkuar në kuvend, nr. 19 datë 10.03.2016, për masat shtesë të sigurisë publike, për vendosjen e kamerave të sigurisë në institucionet publike.”

Emri i Qazim Sejdinit është shumë i lakuar dhe shpesh partitë opozitare e akuzojnë si kapon e bandave të Elbasanit, ku para pak kohësh iu bë edhe një kërcënim me jetë. Këto dhe shoqërimi i tij me bodygard dhe automjete të blinduara të shtynë të besosh se më shumë se sa për qytetin, Sejdini i ka vendosur kamerat për të kontrolluar çdo lëvizje të dyshimtë në qytet që i shërben sigurisë së tij personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo, kryebashkiaku e ka mohuar diçka të tillë teksa është shprehur:

Si mundet të kem unë nën kontroll kamerat e qytetit, nuk është për sigurinë time, është i pavërtetë ky pretendim.”

Megjithatë Elbasani nuk është në gjendje të jashtëzakonshme sa të shpenzojë 1 milion euro vetëm për kamera sigurie, kështu që pavarësisht hamendësimit dhe deklaratës së Sejdinit, ky vendim mbetet i paqartë.

Mbaruan të gjithë problemet e qytetit që të përfundojnë paratë tek kamerat?! Vështirë të besosh sa kohë në lagjet e Elbasanit gjen rrugë si në mesjetë, dhe rruga ju e dini që është elementi thelbësor i zhvillimit të qytetërimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?