3 vite burg, ora e shtrenjtë i bën gjëmën shqiptarit në Angli
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 20:20
Policia angleze ka vënë në pranga një të ri shqiptar pasi akuzohet se është grabitës.
Mediat vendase bëjnë me dije se shkak për arrestimin e tij u bë një orë e shtrenjtë të cilën i riu e mbante në dorë.
Mësohet se ai është Dorian Puka dhe pas kontrollit rezultoi që ora ishte e vjedhur.
I riu u dënua me 22 dhjetor për dy grabitje me 3 vite e 6 muaj burg dhe pritet që të deportohet në Shqipëri.

