“300 euro për një herë”, rrjeti i prostitutave të luksit nga polici Elton tek taksisti Hajredin (FOTO LAJM)
Policia ka shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme grupe kriminale të prostitutave të luksit në Tiranë ndërkohë që kohët e fundit ka ndryshuar së tepërmi edhe forma e ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet.
Nuk janë të paktë taksistët e arrestuar, të cilët kanë patur rolin e sekserit të gjetjes së klientëve apo të dërgimit të prostitutave të këta të fundit., shkruan Albeu.com
Hajredin S., i arrestuar në sajë të operacionit “Mustang” është dërguar në gjyq këto ditë për shkak se ai bëntë transportin e prostitutave të luksit. Këto të fundit shkonin me klientët kundreht shumave 100 deri 300 euro.
Ndërkohë, në shkurt të këtij viti Policia e Tiranë shkatërroi një tjetër rrjet prostitucioni të prostitutave të luksit duke arrestuar mes tyre edhe efektivin e Policisë Rrugore, Elton Shtrepi, i cili ishte në kokën e piramidës drejtuese.
Në këtë operacion u arrestuan edhe katër taksistë.
Në mars gjithashtu u shkatërrua një tjetër rrjet i ngjashëm me gjashtë të arrestuar. Edhe në këtë rrjet, taksistët kishin një rol kryesor duke bërë gjetjen e klientëve ose dërgimin e prostitutave në hotele ku i prisnin klientët.
Ndërkohë, ajo që bie në sy është edhe përfshirja e një efektivi të policisë në rrjetin e prosititucionit të luksit.
Kush është polici Elton Shtrepi
Në komunikatën zyrtare të Policisë së Tiranës kur u shkatërrua rrjeti i prostitucionit në shkurt 2017, theksohet se Elton Shtrepi është punonjës policie.
Ai ka lindur në Berat, është i martuar dhe baba i një vajze. Prej disa kohësh ushtronte detyrën e Punonjësit të Policisë Rrugore pranë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, shkruan Albeu.com.
Sipas skemës së organizimit të këtij rrjeti prostitucioni, mësohet se edhe i arrestuari tjetër Albion Todri është gjithashtu i lindur në Berat.

