31 kg marijuanë në kufi, arrestohet një shqiptar dhe një rumun
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 15:00
Policia ka sekuestruar 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar 41-vjeç dhe një rumun 43-vjeç.
Mësohet se operacioni u zhvillua në fshatin Negradhes të Janine.
Po ashtu, raportohet se policia kishte ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër e po tentonte të futej në brendësi të tokës greke, por brenda tij janë gjetur 1 çantë që përmbante 3 pako me 30 kg 900 gr marijuanë

