37-vjeçari kapet në qendër të Vorës me pistoletë TT në automjet
Një 37 vjeçar u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Seksionit të krimeve ndaj jetës, Shërbimet e posaçme operacionale dhe Forcat Shqiponja vunë në pranga shtetasin Gerald Ciku, banues në Tiranë.
“Ky shtetas është konstatuar nga Shërbimet e Policisë në qendër Vorë, duke udhëtuar në automjetin tip Volksëagen, ku në çantën që mbante me vete, në brendësi të saj ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojt TT”.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/Oranews

