41-vjeçari kërcënon me armë 28-vjeçarin, policia e shpall në kërkim
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 07:13
Një 41-vjeçar ka kërcënuar me armë një 28-vjeçar ditën e djeshme në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Policia thotë se autori është identifikuar me inicialet J.T dhe është shpallur në kërkim.
Ka qenë vet i kërcënuari, A.S, që ka bërë denoncim në polici duke dhënë edhe emrin e autorit.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia është duke hetuar për të arrestuar 41-vjeçarin J.T.

