50-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën e tij dhe nusen e djalit

Një ngjarje tronditëse në familje është shënuar këtë herë në Mjekës të Elbasani. Një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

“Filip Qosja, 50-vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan. Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22-vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14-vjeçe banuese në fshatin Mjekës”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?