550 € për një festë private, pezullohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar
Kujtim Dumi, drejtor i Cirkut Kombëtar, është pezulluar nga detyra nga Ministria e Kulturës.
Ndërsa Drejtoria Juridike është ngarkuar për hartimin e projektvendimit për shkarkimin nga detyra të Dumit.
Dumi është pezulluar pas denoncimit që iu bë nga emisioni investigativ “Stop” një ditë më parë.
Ai mori 550 euro që trupa e cirkut të performonte për një festë private në Durrës.
Ministria e Kulturës ka caktuar Elira Kokonën, sekretare e përgjithshme në këtë institucion për monitorimin e aktivitetit të Cirkut Kombëtar.

