700 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, 17 persona u lënduan nga fishekzjarret

3 ditë nga ndërrimi i viteve kanë dalë të dhënat zyrtare në lidhje me incidentet e ndodhur në natën e Vitit të Ri 2018.

Nga të dhënat zyrtare më shumë se 700 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Për të përballuar fluksin e urgjencave , Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë ishin në gatishmëri 24 orë në ditët festive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu rreth 127 autoambulanca ishin në gatishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Tiranë ishin 5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren, pranë sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej, në Kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-Urgjencën e Tiranës si dhe në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, pranë spitalit të Traumës.

Sipas “Scan” 17 persona u dëmtuan lehtë nga fishekzjarret, ndërkohë që ka patur edhe raste të shumta nga qytetarët që kërkonin ndihmë mjekësore si rezultat i konsumimit të alkoolit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?