8 fëmijë ranë nga trampolina në pishinë, nis hetimi për menaxherin e hotelit në Tiranë
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 22:38
Një ditë pasi 8 fëmijë mbetën të lënduar në një hotel privat në periferi të Tiranës pasi ranë në pishinë nga trampolina, policia ka referuar materialet në prokurori për menaxherin e hotelit ku u lënduan 8 fëmijë.
Menjëherë pas incidentit të djeshëm ku 8 fëmijët, një prej tyre me plagë më të mëdha përfunduan në spital, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 43, banues në Tiranë, me detyrë menaxher.
“Kjo pasi dyshohet se tek pishinat e një hoteli, duke mos marrë masat në pishinë, janë dëmtuar 8 fëmijë të mitur të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë”, deklaron policia./BW

