90 minuta rrëfim, zbulohen fjalët e Xhuljetës te psikologia para se të vdiste
Pavarësisht se Xhuljeta Çuni kishte denoncuar në polici, ish-të dashurin e saj, Xhafer Mata, përsëri ky veprim nuk mundi t’i shpëtojë jetën.
Por Xhuljeta Çuni kishte bërë rrëfimin e saj edhe të një psikologe, rrëfim i cili ka zgjatur 90 minuta.
“Me Xhaferin u njoha para një viti. Ai kishte miqësi me kushërinjtë e mi. E respektoja, sepse jetonim në të njëjtën lagje”
“Xhaferi më akuzon se kam përfituar financiarisht prej tij. Më kërkon t’i kthej 1500 paund”,- vazhdoi më tej e reja.
“Doja ta trembja Xhaferrin. Më ndali në rrugë. I thashë do të denoncoj. Më tha bëje denoncimin. Do vij dhe unë me ty. Në korridorin e komisariatit fola prapë më të dhe i thashë jam e gatshme të mos bëj denoncim. Vazhdoje atë që ke nisur. Unë nuk të bezdis më. Pas kësaj u larguam”-i ka thënë Xhuljeta psikologes. /albeu.com/

