A do të pranojë Preç Zogaj mandatin, zbulohen detajet

Preç Zogaj ka marr vendimin për të mos pranuar mandatin e deputetit në listat e PD-së në Lezhë. Vendimi i marrë nga deputeti Zogaj është konfirmuar nga KQZ .

Lajmin e ka pohuar për Fax News edhe juristi Çlirim Gjata, i cili mban njëherësh dhe postin e sekretarit ligjor në Partinë Demokratike.

Sot KQZ pritet që tu japë mandatin 3 deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së që janë Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Eneda Koçiraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me marrjen e mandateve të deputetit të tre kandidatëve të LSI-së, numri i deputetëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim ua kalon atyre të PD-së. Kjo, pasi nga lista e LSI-së ka pasur më shumë kandidatë që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit, duke e çuar numrin e tyre në 10.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtij numri i shtohet edhe mandati i Lefter Kokës, i cili që në fillim nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga mandati, duke e çuar numrin total në 11. Ndërsa Partia Demokratike ka në Parlament 5 deputetë, tre që kanë pranuar të marrin mandatin dhe dy deputetët Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk dhanë dorëheqjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?