A mori fund më e keqja? Ç’thonë sinoptikanët dhe institucionet

Reshjet e shiut janë pakësuar por ende e keqja s’ka kaluar. Në disa zona të vendit, situata shfaqet problematike. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletin e djeshëm për rreziqet që e presin vendin, jep të dhëna alarmante për situatën me të cilën pritet të përballet kryesisht pjesa jugore e Shqipërisë.

Zonat më të prekura nga vërshimi i ujit në këto zona janë :Frakulli në Fier dhe Novosela në Vlorë, ku janë angazhuar 500 forca të ushtrisë, të cilat që prej ditës së djeshme kanë evakuuar njerëz dhe gjënë e gjallë atje. Sipas raportimeve, janë larguar me dhjetëra familje, ndërsa niveli i lumit po rritet me shpejtësi.

Më të kërcënuar janë banorët e Novoselës. Ndërsa, uji në Urën e Mifolit ka kaluar mbi sipërfaqen e urës. Parashikimi i IGJEUM, është bërë nga data 02.12.2017, ora 12:00 deri më 03.12.2017, ora 23:59.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbytjet

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e matura nga IGJEUM në lumenjtë si: Vjosa, Seman dhe Shkumbin, përgjatë 24 orëve të kaluara, kanë qenë shumë intensive. Gjithashtu edhe jashtë kufirit të Shqipërisë në basenin e lumit Vjosa këto reshje kanë qenë shumë intensive. Gjatë ditës së djeshme, reshjet maksimale 24 orare, ishin deri diku lokalisht intensive.

Shenjat e alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë hequr nga tabela e qarqeve, sepse këto përmbytje e kanë kaluar pikën kritike përgjatë natës të së premtes. Mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga Lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga Lumi Vjosa.

Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së hënë. Në pjesët e sipërme të basenave në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela.

Moti: Sot reshjet do të vazhdojnë me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Temperatura: Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 13 °C në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C në vendet malore: -1 °C / 6 °C.

Era: Sot do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?