Abuzimi me minorenen, Gurra: Duhet kujdes i përditshëm prindëror

Ngjarja e Kavajës që tronditi opinionin publik është dënuar edhe nga Myftinia e Tiranës. Në ligjërimin e së premtes Myftiu Ylli Gurra apeloi për më shumë komunikim mes prindërve dhe fëmijëve. Sipas tij kujdes dhe mbështetje duhet treguar më tepër në moshën e adoleshencës.

”Edukimi i brezit të ri, të djemve dhe vajzave e bën edhe njëherë me jetik dhe primar domosdoshmërinë e skanimit të dijes sepse pasojat janë të paparashikueshme qoftë për djalin apo vajzën. Në rrugën e dijes të kenë mbështetjen, vlerësimin dhe dashurinë të përditshme të prindërve”,-tha Gurra.

Të mëdhenjtë shton Myftiu Gurra duhet të jenë të vëmendshëm që të rinjtë të mos bien pre e shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale si dhe të sigurohen për rrugët nga të cilat marrin dije dhe informacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?