ADN-ja e fundosi. Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën, fqinji dënohet me…

Në tetor të 2017, një e mitur denoncoi në polici fqinjin e saj, Ligor Biba për përdhunim. E mitura, e cila asokohe ishte nxënëse në klasën e 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë kur foli për dramën që mori nga akti i rëndë.

Gjykata e Korçës, sot ka dhënë dënimin për Ligor Bibën, edhe pse për muaj me rradhë ai nuk pranoi abuzimin seksual me të miturën. Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, edhe pse Prokuroria kërkoi 8 vite burg për 55-vjeçarin. Biba pranoi fajësinë për ngjarjen, kjo pas analizës së ADN-së, duke përfituar kështu ulje të 1/3 së dënimit, si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Biba do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg.

Ligor Biba, mik i familjes, kishte shkuar në banesën e së miturës dhe sapo kishte hyrë duke përfituar nga fakti se e kishte kapur në befasi, kishte abuzuar me të. Pas arrestimit, 55-vjeçari Ligor Biba e konsideroi ngjarjen si trillim dhe kërkoi që në fillim që të kryheshin analizat përkatëse nga ku, sipas tij, do të vërtetohej se nuk ishte ai babai i foshnjës. Por disa muaj pas ngjarjes, pikërisht analizat që Biba kërkonte, e çojnë në burg për 4.8 vite. Procesi gjyqësor ndaj Bibës u zhvillua në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të mitur.

Vajza

“Erdhi, shtyu derën dhe unë u rrëzova. Ai mu hodh sipër dhe pastaj iku”, është shprehur në 16 tetor të 2017 e dëmtuara. Djali që lindi 4 muaj më parë është lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Në familjen e adoleshentes jetojnë në kushte të rënda dhe fëmijën thonë se nuk mund ta mbanin. “Djali është në jetimore. Nuk e donte çupa se nuk kam takat ta mbaj. Unë e kam hasmë dhe armik. Ai ka thënë fëmijët unë do ti vras. Tregove do të të vras”, thotë nëna e vajzës, Lume Biba. Pas arrestimit, 55-vjeçari Ligor Biba e konsideroi ngjarjen si trillim dhe kërkoi që në fillim që të kryheshin analizat përkatëse nga ku, sipas tij, do të vërtetohej se nuk ishte ai babai i foshnjës. Por disa muaj pas ngjarjes, pikërisht analizat që Biba kërkonte, e çojnë në burg për 4.8 vite.

Ngjarja

Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar, kur 15-vjeçarja e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i saj, banor i fshatit Velçan. Kur vajza bëri denoncimin, ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.  Frika dhe turpi ishin faktorët kryesorë që e shtynë të renë të heshtë, por pas zbulimit, të dy prindërit e saj janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin. Sipas rrëfimit të vetë vajzës pak muaj më parë, ngjarja kishte ndodhur në banesën e saj gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit kishin shkuar në një fshat tjetër për një ceremoni mortore.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP