Afrim Krasniqi: Nuk kam bërë asnjë sondazh
Pas publikimit në disa media se, Afrim Krasniqi ka bërë disa sondazhe për llogari të Partisë Socialiste të dorëzuara pranë përfaqësimeve diplomatike ka ardhur reagimi i tij. Në një shënim në Facebook, politologu Afrim Krasniqi thotë se nuk ka bërë asnjë sondazh.
Statusi i plotë në Facebook:
“Në artikull anonim i cituar si burim nga Gazeta Express ne Kosove ka shkruar se une, Afrim Krasniqi, kam zhvilluar disa sondazhe te fshehta dhe ia kam derguar ato perfaqesime diplomatike. Truku i tyre shkon deri atje sa thone se kane edhe kopje te dokumentit. Zakonisht trillime te tilla nuk duhen marre seriozisht por pashe se ca kolege ne Tirane i kane marre! Une e mesova nga lajmet anonime ne media se une paskam bere sondazhe..! Ne fakt, nuk kam bere dhe as kam ndermend te bej asnje sondazh. Pres qe koleget ne Tirane ta verifikojne lajmin e marre te gatshem nga Kosova dhe ta pergenjeshtrojne ate meqenese eshte 100% trillim, sic pres qe koleget nga Prishtina ta pergenjeshtrojne sms e nisur nga financuesit politike ne Tirane dhe te tregojne minimunin e etikes profesionale. Kaq”.

