Agjencia Kombëtare e Bregdetit, gati per trajnimin e guidave turistike

Në kuadrin e Projektit Pilot për trajnimin e guidave turistike në rrethin e Sarandës, iniciuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe e  mbështetur nga Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Kulturës, do të paraqese një formular aplikimi për të interesuarit që duan të trajnohen në menaxhimin turistik të vijës bregdetare. Kështu, do të nisë faza e parë, ndërsa faza e dytë do të quhet faza përzgjedhëse pas një  mini-interviste me secilin prej të përzgjedhurve paraprakisht. Trainimi do te zgjasë 10 ditë. Fushat e testimit do të jenë historia e zonës, ekonomia, arkeologjia, gjeografia etj..

Edhe ky trajnim futet te përgatitjet e shumta që po praktikon kjo Agjenci në pritje të sezonit të ri veror në plazhet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?