Agjenti i SHISH qëllon veten me armë zjarri
Një person që mësohet se është agjent i SHISH, është vetëplagosur me armë zjarri. Burimet e Policisë bëjnë me dije se rreth orës 22:30 të së premtes, ka shkuar në SQU, i plagosur me armë zjarri shtetasi A. Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri. Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i shërbimit informativ. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

