Agron Duka: Nuk do të lejojmë zgjedhje farsë

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe Agron Duka.

“Nuk do ta mbajmë mbi kurriz barrën e mosrealizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Problemet e tjera në detaje që diskutuam, janë edhe problemet e bujqësisë, ku morëm angazhimin që në koalicion të jemi këmbëngulës që të plotësojmë nevojat e fermerëve shqiptarë, sidomos për banorët e zonave rurale”.

Kujtojmë që kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?