FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Gjekmarkaj: Çdo justifikim nga PD është i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm. Humbje tronditëse dhe shkatërruese

Deputeti i PD, nënkryetar i Selisë Blu si dhe nënkryetar parlamenti, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas rezultatit shkatërrues të PD në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në reagimin e tij në Facebook, Agron Gjekmarkaj shkruan:

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”- shkruan deputeti i PD-së, Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?