Ahmetaj: Rritja e mirëqenies, synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me drejtoritë e Doganave në rajon, deklaroi se qeveria shqiptare është e orientuar drejt bashkëpunimit.

Po ashtu ministri tha se objektiv i çdo qeverie është që të rritet mirëqenia, ndërsa shtoi se synim është lehtësimi i tregtisë në rajon.

”Objektiv i çdo qeverie është rritja e mirëqenies. Qeveria duhet të heqë barriera jo tarifore. Ne jemi të orientuar për bashkëpunim rajonal. Nëse qasja e natyrshme është lehtësimi i lëvizjes, ne po marrim masa konkrete. Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon. Rajoni nuk ka një infrastrukturë në atë nivel, rrugore kryesisht, që të bëjë të mundur një lëvizje tregtare. Jeni njohur të gjithë projektin e Bankës Botërore që akuzon si të thuash administratat. Por sfida për këtë kosto kohore, e përkthyer edhe në vlera monetare, ta zerojë. Qeveria shqiptare ka hyrë në një faze të re, transformuese”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?