Akreditohet Universiteti i Tiranës, Koni: Vlerësimi, rezultat i punës mësimore dhe kërkimore

Universiteti i Tiranës është vlerësuar pozitivisht nga Agjencia e Sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë,  duke u akredituar për 4 vitet e ardhshme.  Rektori, Myunyr Koni, thotë se ky vendim pozitiv është  rezultat i punës  mësimore dhe kërkimore i stafit akademik.  

Univeristeti i Tiranës është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në të gjitha degët për një periudhë 4 vjeçare. Pas nështrimit të këtij procesi periodik, cilësia në Universitetin e Tiranës është vlerësuar si pozitive, ndërsa rektori, profesor doktor Mynyr Koni, e vlerëson këtë moment si tejet të rëndësishëm.

Mynyr Koni: Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një pune të palodhur të të gjithë strukturave të UT, të senatit akademik, të rektoratit, të drejtuesve të njësisë kryesore dhe në mënyrë të veçantë një punë e palodhur e grupit të vlerësimit të brendshëm, i cili ka punuar me përkushtim për të përgatitur një raport dinjitoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vlerësim sipas rektorit Koni lidhet dhe me aktivitetet  mësimore dhe konferncat shkencore që organizohem nga Universiteti i Tiranes. Në këtë kuadër, në Akademinë e Shkecave u mbajt  konferenca ndërkombëtare e biotknologjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mynyr Koni: Është një risi dhe me pasuri të kërkomeve shkencore ku marrin pjesë dhe përfaqësues dhe studiues nga vende të ndryshme të Europës, të cilët i japin një dimension të ri. Ajo që është e rëndësishme, që në këtë departament aktiviteti përfshin një dimension të gjerë.

Në ditët e ardhshme në Tiranë do të mbahet edhe konferenca ndërkombëtare e informatikes duke dokumentuar, sipas rektorit Mynyr Koni, një nga standardet e rendesishme qe është kërkimi shkencor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?