Aksident – BMW-ja përplas motorçikletën dhe një makinë tjetër, 2 të plagosur

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është autori i një aksidenti me dy persona të plagosur.

Policia e Elbasanit sqaron se “në pranga u vu shtetasi Muhamet Dylgjeri,  pasi duke drejtuar mjetin tip “B.M.W” me targa AA 393 JN, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur me mjetin motorçikletë tip “Honda” pa targa  drejtuar nga shtetasi H.S, 62 vjeç banues në Elbasan dhe më pas është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 792 KG drejtuar nga shtetasi A,B, 29 vjeç banues në Elbasan.”

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjerja e mjetit “Ford” shtetasja E.B, 24 vjeçe banuese në Elbasan. Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290  i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?