Aksident i frikshëm në Elbasan, nga përplasja e fortë makina ndahet në dysh (Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Mengel të Elbasanit ku dy automjete janë përplasur mes tyre, por pavarësisht shkatërrimit total të njërës prej makinave, nuk ka pasur të lënduar.

JOQ ka publikuar pamjet e aksidentit, ku duket se automjeti tip “Mercedes Benz” ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndër automjeti tjetër, ai tip “Volkswagen” Passat është shkatërruar tërësisht. Gati-gati mund të themi që është palosur më dysh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?