Aksident i frikshëm te Kthesa e Kamzës, përplasen dy makina, njëra përmbyset në asfalt (Foto)
Aktualitet E Premte, 28 Maj 2021 10:47


Dy persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Një qytetar i pranishëm në vendngjarje ka sjellë në “BalkanWeb” fotot nga aksidenti, ku duken dëmtimet e mëdha që kanë pësuar mjetet e përfshira në aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


