Aksident i rëndë, humb jetën i riu shqiptar. Emri

Një aksident i rëndë që ka ndodhur në Itali, ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, njëri prej të cilëve një 20-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës mbetën të vdekur shqiptari 20-vjeçar Juendi Xhani dhe italiani Guiseppe Troisi.

Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro. Ata të dy udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me ta në makina kanë qenë edhe dy vajza që mbeten të plagosura. ‘Audi A4’ u përplas me makinën tjetër, pastaj doli nga rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç dy viktimave, janë edhe gjashtë të plagosur; ndër personat e përfshirë janë edhe dy fëmijë të moshës 8 vjeçare të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?