Aksident i rëndë në Vlorë, kamioni përplas punëtorin e rrugës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë fshati Alikokë, ku një kamion me rimorkio është përplasur me një makinë tip “Mercedes”.
Nga përplasja është plagosur rëndë një punëtor i rruga-urës, i cili ishte duke punuar në këtë aks rrugë.
Po ashtu nga përplasja është dëmtuar edhe një dyqan anës rrugës që u godit nga kamioni. Personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia ku po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


