Zjarri përfshin kodrat e Gorishovës, flakët në ullishte
Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në Gorishovë të njësisë administrative Cakran në bashkinë Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor, të favorizuara nga era, duke alarmuar banorët.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë me vështirësi në terrenin e thyer për neutralizimin e flakëve, të cilat fatmirësisht ndodhen larg zonës së banuar.
Një tjetër zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme zonën e Cakranit, në kodrat e Kreshpanit, duke shkrumbuar rreth 2000 rrënjë ullinj dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.

