Aksident i rëndë tek “Unaza e Re”, makina kthehet përmbys (FOTO)
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 08:24
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një foto nga vendngjarja tregon se si makina është përmbysur në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopshtit botanik, në Unazën e re. Sipas raportimeve paraprake nuk behet e ditur nëse ka apo jo të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Balkanweb

