Aksident masiv në Bullgari/ Përplasen 22 kamionë, mes tyre dhe një shofer shqiptar
Një aksident masiv ku janë përfshirë rreth 22 kamionë dhe makina të tjera ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Haskovo të Bullgarisë, ku fatkeqësisht kanë vdekur 2 drejtues, njëri shofer kamioni bullgar dhe tjetri shofer kamioni turk.
Ndërkohë janë plagosur 40 drejtues të tjerë, 6 prej të cilëve ndodhen në spitalin e Haskovos.
Në këtë aksident është përfshirë dhe një TIR me targa shqiptare, siç e shihni në foto.
Fatmirësisht sipas të dhënave ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi, por mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur dhe përgjumja e ndonjë kamionisti.
KOHA JONË SONDAZH

